Profesori Arben Boshnjaku fitues i programit prestigjioz Fulbright

Profesori Arben Boshnjaku fitues i programit prestigjioz Fulbright

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku është shpallur fitues i programit prestigjioz “Fulbright Visiting Scholar Program”, si një nga programet më të rëndësishme ndërkombëtare për shkëmbim akademik dhe shkencor.

Në kuadër të këtij programi, Prof. Boshnjaku do të zhvillojë angazhimin e tij post-doktoral në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në University of Connecticut (UConn), gjatë periudhës janar-qershor 2026. Fokus i këtij angazhimi do të jetë kërkimi shkencor dhe bashkëpunimi akademik në fushat e shkencave shëndetësore, mjekësisë sportive dhe plakjes aktive, duke kontribuar në avancimin e njohurive dhe shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare.

Fitimi i bursës Fulbright përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme personale dhe profesionale, si dhe një vlerësim të rëndësishëm për Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, duke dëshmuar cilësinë akademike dhe potencialin kërkimor të stafit të tij.

Embassy of United States  of America, Pristina, Kosova 

Fotot e lajmit

tp-bottom