Fakulteti i Mjekësisë organizoi ligjëratë për punëtorët shëndetësorë të QKMF-së
Asistenti Dr. sc. Muhamet Kadrija nga Fakulteti i Mjekësisë pranë UFAGj-së mbajti një ligjëratë me demonstrime praktike për punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Gjakovë, me temat:
Reanimacioni kardiopulmonar (RKP)
Menaxhimi i pacientit me arrest kardiak
Gjatë trajnimit u realizuan demonstrime praktike, të cilat përfshinë reagimin dhe përgjigjen në situata emergjente të arrestimit kardiak, aplikimin e protokolleve standarde të reanimacionit, si dhe përdorimin e defibrilatorit.
Këto tema ishin të një rëndësie të veçantë dhe u shoqëruan me interesim jashtëzakonisht të madh nga ana e infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të QKMF-së në Gjakovë, duke kontribuar në forcimin e njohurive dhe aftësive praktike në menaxhimin e emergjencave.