Profesoresha Kimete Canaj ëhtë zgjedhur eksperte e grupit të ekspertëve të Europass

Profesoresha Kimete Canaj ëhtë zgjedhur eksperte e grupit të ekspertëve të Europass

Prof. Assoc.Dr. Kimete Canaj morri pjesë në takimin e 21-të të ekspertëve të Europass, ku u diskutuan disa tema kyçe që kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek studentët, professionet dhe bizneset.

 Pikat kryesore të diskutimit:

• Platforma Europass: një mjet gjithëpërfshirës për studentët dhe profesionistët që duan të dokumentojnë dhe prezantojnë aftësitë e tyre.
• Përfitimet për studentët: regjistrimi në platformë u mundëson atyre të kenë një profil të strukturuar, të certifikojnë njohuritë digjitale dhe të krijojnë një SMART CV që lidhet drejtpërdrejt me bizneset.
• Certifikimi i njohurive digjitale: një hap i madh për të rritur besueshmërinë e aftësive të studentëve në tregun e punës.
• SMART CV: një format i avancuar i CV-së që jo vetëm prezanton aftësitë, por edhe krijon ura lidhëse mes studentëve dhe kompanive.
• Përfitimet për bizneset: kompanitë kanë mundësi të gjejnë punëtorë të kualifikuar më lehtë, duke u bazuar në profilin e verifikuar të kandidatëve. Ky është një shembull i qartë se si Europass po evoluon nga një platformë dokumentimi në një ekosistem digjital që lidh arsimin me tregun e punës.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom