Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë organizoi një takim me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit të Prof. Dr. Ramush Bejiqi
Me këtë rast, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, së bashku me stafin akademik dhe studentët, vlerësuan lart punën dhe kontributin e deritanishëm të Prof. Dr. Ramush Bejiqit në avancimin dhe zhvillimin e Fakultetit të Mjekësisë dhe të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, si dhe kontributin e tij profesional dhe akademik në komunitet.
Prof. Dr. Ramush Bejiqi u nderua me mirënjohje për punën dhe kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Fakultetit dhe në përgatitjen e shumë gjeneratave të profesionistëve shëndetësorë në fusha të ndryshme. Mirënjohja iu nda nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, si dhe nga Parlamenti Studentor, në shenjë respekti dhe vlerësimi për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe të palodhshëm.
Kontributi i Prof. Dr. Ramush Bejiqi do të mbetet i rëndësishëm edhe në të ardhmen, ndërsa Fakulteti i Mjekësisë është i nderuar që ka në mesin e tij një profil të tillë profesionisti të lartë dhe akademiku të dëshmuar. Falë përkushtimit, profesionalizmit dhe angazhimit të tij të palodhshëm, ai ka lënë një trashëgimi të qëndrueshme, e cila do të ndikojë në zhvillimin dhe avancimin e brzave të ardhshëm, si dhe në forcimin e mëtejmë institucional.