Studentët e Mjekësisë në praktikë profesionale në Shtëpinë e të Moshuarve “Konaku”

Studentët e Mjekësisë në praktikë profesionale në Shtëpinë e të Moshuarve “Konaku”

Studentët e Fakultetit te Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, programi Shëndet Publik po vazhdojne të realizojnë pjesën e ushtrimeve praktike në kuadër të marrëveshjes ndërinstitucionale në shtëpinë e të moshuarve “ Konaku”. Ushtrimet praktike po mbahen në kuadër të lëndës Shëndeti i Moshës së Tretë të Popullatës, udhëhequr nga Ass. Arta Dalipi Shabani.

Gjatë kësaj periudhe, studentët janë të angazhuar në aktivitette të ndryshme me banorët e institucionit, duke përfshirë organizimin e aktiviteteve rekreative, mbështetje sociale dhe kujdes në perditëshmërine e tyre. Kjo përvojë u mundëson studëntëve të zhvillojnë aftësi profesionale ,empati dhe komunikim të drejtëpërdrejtë me të moshuarit.  Ata po njihen nga afër me sfidat dhe përgjegjësitë që i sjell puna në institucionet sociale.

Kjo përvojë konsiderohet një hap i rëndësishëm në përgatitjen dhe arritjen e kompetencave të nevojshme profesionale si profesionistë të ardhshëm në këtë fushë.

Fotot e lajmit

tp-bottom