Studentët e Shëndetit Publik fitojnë përvojë praktike në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, nga programi Shëndet Publik, më datë 16.04.2026 kanë realizuar një aktivitet në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në kuadër të lëndëve: “Hyrje në Shëndet Publik” dhe “Menaxhim Shëndetësor”.
Nën mentorimin e Ass. Vanesa Tanushi, në kuadër të këtyre moduleve, studentët u njohën më për së afërmi me rolin dhe funksionet e IKSHPK-së në mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit publik, si dhe me aktivitetet praktike profesionale që zhvillohen në këtë institucion.
Kjo përvojë praktike është vlerësuar si shumë e rëndësishme për studentët, pasi kontribon në lidhjen e njohurive teorike me praktikën profesionale dhe në rritjen e vetëdijes për përgjegjësitë e profesionistëve të shëndetit publik.