Zhvillohet takim koordinues për akreditimin/ riakreditimin e programeve dhe sigurimin e cilësisë në Fakultetin e Mjekësisë

Zhvillohet takim koordinues për akreditimin/ riakreditimin e programeve dhe sigurimin e cilësisë në Fakultetin e Mjekësisë

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit/riakreditimit të programeve të studimit, më 21.04.2026 u zhvillua një takim koordinues ndërmjet Zyrës për Sigurimin e Cilësisë, menaxhmentit të Fakultetit të Mjekësisë dhe Komisionit për Sigurimin e Cilësisë në nivel fakulteti si dhe bartësve të programeve të këtij Fakulteti.

Në takim morën pjesë:

Prof. Dr. Haxhi Kamberi, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë;

Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri- Bartëse e Programit Shkncat Shëndetësore në Sport dhe Turizëm,

Asist. Blertë Hyseni - Kryesues i KQSC;

Asist. Vanesa Tanushi - Anëtar i KC në nivel Fakulteti,

Besiana Lokaj Syla- Anëtar i KC në nivel Fakulteti,

Qëndresa Bardhoshi, U.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë në UFAGJ.

Qëllimi i takimit ishte informimi dhe koordinimi i hapave të nevojshëm në procesin e aplikimit për riakreditimin e programeve të studimit, si dhe diskutimi i planifikimeve për programe të reja dhe njoftimi mbi veprimet që Fakulteti i Mjekësisë po ndërmerr në këtë drejtim.

Gjatë takimit u diskutua edhe progresi i arritur deri më tani në zbatimin e rekomandimeve për programet që do të aplikojnë për riakreditim. Udhëheqësja e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë theksoi rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ekspertët dhe ndjekjes së hapave të paraparë në planin e përmirësimit, me qëllim implementimin e plotë të tyre para aplikimit për riakreditim.

Përfaqësuesit e Fakultetit të Mjekësisë theksuan se janë duke punuar intensivisht në këtë fushë dhe se do të ndjekin të gjitha procedurat në përputhje me Rregulloren për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, si dhe me Rregulloren (AKA) nr. 04/2024 për Manualin e Akreditimit/Riakreditimit dhe Validimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit në nivel bachelor dhe master.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të proceseve të sigurimit të cilësisë dhe përgatitjes së suksesshme për akreditimin dhe riakreditimin e programeve të reja të studimit.

Fotot e lajmit

tp-bottom