Zhvillimi i aftësive praktike përmes vizitës në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik

Zhvillimi i aftësive praktike përmes vizitës në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik

Studentët e programit të Shëndetit Publik, nën udhëheqjen dhe monitorimin e Ass. Muhamet Kadrija, në kuadër të lëndës së Mikrobiologjisë, realizuan një aktivitet praktik në Qendren Rajonale të Shëndetit Publik në Gjakovë. Ky aktivitet kishte për qëllim përforcimin e njohurive praktike përmes përvojës së drejtpërdrejtë në ambient profesional.

Gjatë vizitës, studentët u njohën nga afër me procedurat laboratorike, duke përfshirë marrjen e mostrave, mbjelljen e tyre në terene kultivuese, procesin e ngjyrosjes, si dhe përcaktimin e ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve, caktimi i antibiogramit përmes metodave bashkëkohore laboratorike. Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe përdorimi praktik i mikroskopit të thjeshtë dhe atij elektronik, nën udhëzimin e profesionistëve shëndetësor.

Ky aktivitet kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e aftësive praktike të studentëve dhe në thellimin e të kuptuarit të proceseve mikrobiologjike, duke i përgatitur ata më mirë për sfidat profesionale në të ardhmen.

Gjate aktiviteteve te tyre studentet u priten dhe u shoqeruan edhe nga drejtoresha e QRSHP ne Gjakove Dr. Safete Kamberi, mikrobiologe. 

Fotot e lajmit

tp-bottom