Studentët e Shëndetit Publik realizojnë aktivitet praktik dhe humanitar në Shtëpinë e të Moshuarve “Konaku”
Në kuadër të modulit “Shëndeti i moshës së tretë të popullatës”, studentët e vitit të dytë të programit Shëndet Publik, Fakulteti i Mjekësisë, nën udhëheqjen e Ass. Arta Dalipi Shabani, realizuan aktivitetin e radhes praktik me rëndësi të veçantë në Shtëpinë e të Moshuarve “Konaku”. Ky aktivitet u karakterizua nga angazhimi i drejtpërdrejtë i studentëve me banorët e institucionit, duke krijuar një ndërveprim të ngrohtë, human dhe profesional, i cili tejkalon mësimin teorik dhe forcon kompetencat praktike në kujdesin për moshën e tretë. Qëllimi i aktivitetitishte zbatimi praktik i njohurive mbi kujdesin për të moshuarit, promovimi i mirëqenies fizike, emocionale dhe sociale të banorëve, fuqizimi i lidhjeve ndërnjerëzore dhe empatisë tek studentët
Aktivitetet e realizuara:
Mbjellja e luleve së bashku me banorët, si një aktivitet bashkëpunues që nxiti ndjenjën e përkatësisë dhe kujdesit për ambientin
Shëtitje e përbashkët në natyrë, duke promovuar aktivitetin fizik dhe komunikimin e lirë
Bashkëbisedim dhe mbështetje emocionale, duke krijuar hapësirë për ndarje përvojash dhe ndjenja pozitive
Përmes këtij aktiviteti, studentët patën mundësinë të zhvillojnë aftësi praktike dhe komunikimi, duke ndërtuar një qasje më të ndjeshme dhe profesionale ndaj nevojave të moshës së tretë. Aktiviteti dëshmoi rëndësinë e përfshirjes aktive të studentëve në komunitet dhe ndikimin pozitiv që kjo ndërveprim sjell si për ta, ashtu edhe për banorët e institucionit.