Mbahet takimi i radhës në kuadër të Komisionit për Cilësi dhe Vlerësim në nivel të njësisë akademike
Sot u mbajt takimi i radhës në kuadër të Komisionit për Cilësi dhe Vlerësim në nivel të njësisë akademike. Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi lidhur me rekomandimet për programin Shëndet Publik, avancimin e cilësisë në mësimdhënie, përmirësimin e proceseve akademike si dhe zhvillimin e aktiviteteve profesionale në kuadër të programit.
Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe për Raportin Përmbledhës të Vlerësimit të Stafit Akademik dhe të lëndëve nga studentët për semestrin dimëror 2025/2026, si dhe u përcaktuan detyra konkrete lidhur me zbatimin e rekomandimeve dhe kërkesave të studentëve të dala nga ky raport.