Studentët e Shëndetit Publik zhvilluan aktivitet praktik në Qendrën e Zjarrfikësve në Gjakovë
Në kuadër të modulit “Katastrofat dhe Menaxhimi i Emergjencave”, studentët e vitit të tretë të programit Shëndet Publik, nën mbikëqyrjen e Ass. Argjiro Alija dhe Ass. Muhamet Kadrija, më 12.05.2026, zhvilluan aktivitetin mësimor praktik në Qendrën e Zjarrfikësve në Gjakovë.
Gjatë qëndrimit në këtë qendër, studentët u pritën nga drejtori i qendrës, i cili prezantoi nga afër organizimin dhe funksionimin e shërbimeve emergjente, pajisjet operative, si dhe procedurat e reagimit në raste të fatkeqësive dhe emergjencave të ndryshme.
Zhvillimi i pjesës praktike të mësimit për studentët e programit Shëndet Publik u realizua me qëllim të ndërlidhjes së njohurive teorike me praktikën institucionale në fushën e menaxhimit të emergjencave dhe mbrojtjes civile.
Studentët patën mundësinë të njihen nga afër me sfidat dhe përgjegjësitë e zjarrfikësve, si dhe me rëndësinë e koordinimit institucional në menaxhimin e situatave emergjente.