Fakulteti i Mjekësisë hapi dyert për maturantët në kuadër të kampanjës informuese ‘’Dyert e Hapura

Fakulteti i Mjekësisë hapi dyert për maturantët në kuadër të kampanjës informuese ‘’Dyert e Hapura

Sot, Fakulteti i Mjekësisë mirëpriti maturantët e shkollave të mesme në kuadër të një aktiviteti informues, me qëllim njohjen nga afër me mundësitë e studimit dhe orientimit akademik

Gjatë vizitës, maturantët u informuan për programet e studimit që ofron Fakulteti i Mjekësisë, vizituan laboratorët dhe ambientet universitare, si dhe patën mundësinë të takohen me menaxhmentin, stafin akademik dhe studentët aktualë.

Ky aktivitet synon t’i ndihmojë të rinjtë në orientimin e tyre akademik dhe profesional, duke u ofruar informacion të drejtpërdrejtë për studimet dhe përvojën universitare.

Përmes kësaj iniciative, Fakulteti i Mjekësisë vazhdon të promovojë rëndësinë e informimit dhe mbështetjes së maturantëve në zgjedhjen e profesionit të tyre të ardhshëm.

Fotot e lajmit

tp-bottom