SCOPUS publikon kapitullin shkencor të autorëve nga UFAGJ dhe bashkëautorëve ndërkombëtarë

SCOPUS publikon kapitullin shkencor të autorëve nga UFAGJ dhe bashkëautorëve ndërkombëtarë

Me datë 20.05.2026., në SCOPUS, është publikuar kapitulli shkencor “Waste Reduction in Public Hospitals: Integrating Digital Solution and Sustainable Practices”, nga dy profesoreshat e  Fakultetit të Mjekësisë në UFAGJ-ë, Prof. Dr.Antigona Ukëhaxhaj, dhe Prof. Ass. Dr.Hasime Terziqi, dhe Ass.Flaka Hoti, me bashkëautorësi të, Prof.Kamel Mouloudj, Prof.Ahmed Bouarar, dhe Prof. Basima Hasan.

Ky kapitull trajton rëndësin e reduktimit të mbejtjeve në spitalet publike përmes përdorimit të teknologjisë dhe praktikave të qëndrueshme në menaxhimin shëndetësor. Kapitulli fokusohet në  situatën aktuale të institucioneve shëndetësore lidhur me mbetjet spitalore, ndikimin e tyre në mjedis dhe nevojat për transformimin drejt sistemeve më efikase dhe ekologjike. Roli i digjitalizimit dhe menaxhimit intelegjent të burimeve dhe praktikave moderne mund të mbetet prioritet i shekullit e cila mund të kontribuoj në permirësimin e  cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke ulur në të njejtën kohë edhe ndikimin negativ të tyre në mjedis.

Linku i punimit: https://doi.org/10.4018/979-8-2600-1960-3.ch007

tp-bottom