Studentet e programit Menaxhim Shendetesor, prezentojne hulumtimet e tyre shkencore
Studentët master të Fakultetit të Mjekësisë në Universiteti “Fehmi Agani”, drejtimi Menaxhim Shëndetësor, prezantuan hulumtimet e tyre shkencore, duke trajtuar sfidat dhe perspektivat bashkëkohore të menaxhimit shëndetësor, cilësinë e shërbimeve, politikat shëndetësore dhe rolin e lidershipit në zhvillimin e institucioneve shëndetësore.
Punimet e prezantuara dëshmuan seriozitet akademik, qasje profesionale dhe përkushtim të studentëve për avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke nxitur mendimin kritik, bashkëpunimin akademik dhe zhvillimin e praktikave moderne në menaxhimin shëndetësor.