Konkurs për ndarjen e bursave nga MASHT

Konkurs për ndarjen e bursave nga MASHT

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, bazuar në Udhëzimin administrativ nr. 14/2017 për ndarjen e bursave, Vendimin nr. 41/01B, të datës 22.05.2020 dhe duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19 shpall:.

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT ELITARË TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE TË NIVELEVE: BAÇELOR DHE MASTER PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020

Kushtet dhe kriteret:

  1.  Për fitimin e bursës së MASHTI-t, kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:

    1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

    1.2. Të kenë përfunduar vitin e parë në studimet BA dhe vitin e parë për studimet MA;

    1.3. Të kenë të përfunduar vitet akademike paraprake, pa përsëritje të vitit;

    1.4. Të drejtë aplikimi kanë studentët e të gjitha fushave të studimit; 

    1.5. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë notën mesatare të studimeve së paku 9.0 të arritur në afatin e provimeve të shtatorit të vitit 2019.

Mënyra e aplikimit:

Duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19, MASHTI vendos që aplikimi për këtë vit të bëhet përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve të Universiteteve publike. Studentët duhet të aplikojnë në institucionet ku ata studiojnë. Universitetet publike krijojnë kushtet e nevojshme për të mundësuar aplikimin e studentëve në këto platforma sipas kushteve të këtij konkursi dhe lansojnë konkursin brenda platformave të tyre.

  • Aplikimi elektronik do të jetë i hapur nga data 08.06.2020 deri më datë 29.06.2020. Lista përfundimtare e studentëve të cilët përmbushin kushtet dhe kriteret për të qenë përfitues të MASHTI-t, dorëzohen nga universitetet publike në MASHTI.

  • Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MASHTI-t.

 

Këshilla juridike:

Kandidatët që kanë aplikuar për përfitim të bursës, kanë të drejtë ankese në afat prej 7 (shtatë) ditësh, pas shpalljes së rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e MASHTI-t, kati përdhesë, zyra nr. 4 dhe shqyrtohen nga komisioni për ankesa dhe parashtresa i MASHTI-t.

tp-bottom