Vizitë studimore në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik

Vizitë studimore në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik

Në kuadër të aktiviteteve praktike të lëndës “Hyrje në Shëndet Publik”, studentët e Programit të Shëndetit Publik, nën monitorimin dhe udhëheqjen e asistentes së lëndës,MSc.Vanesa Tanushi, realizuan një vizitë studimore në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik në Gjakovë.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me veprimtarinë profesionale dhe praktike të institucionit, duke u informuar për organizimin e punës, shërbimet dhe aktivitetet që zhvillohen në funksion të mbrojtjes dhe përmirësimit të shëndetit të popullatës.

Në kuadër të vizitës, drejtoresha e institucionit, Dr. Safete Kamberi, mbajti një ligjëratë për studentët, duke trajtuar aspekte të rëndësishme të shëndetit publik dhe rolin e institucioneve të shëndetit publik në parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore të popullatës.

Kjo vizitë përbënte një mundësi të vlefshme për ndërlidhjen e njohurive teorike me përvojën praktike, duke kontribuar në thellimin e të kuptuarit të rolit dhe përgjegjësive të profesionistëve të shëndetit publik në nivel institucional dhe komunitar.

Fotot e lajmit