Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit ‘‘Fehmi Agani’’ në Gjakovë  organizoi me sukses konferencën shkencore ndërkombëtare me temën: ‘’Sëmundjet kronike jongjitëse, sfidë e shëndetit publik’’

Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit ‘‘Fehmi Agani’’ në Gjakovë organizoi me sukses konferencën shkencore ndërkombëtare me temën: ‘’Sëmundjet kronike jongjitëse, sfidë e shëndetit publik’’

Në Universitetin ’’Fehmi Agani’’ në Gjakovë u organizua konferenca shkencore ndërkombëtare  e fushave mjekësore me temen ‘’Sëmundjet kronike jongjitëse, sfidë e shëndetit publik’’. Në këtë konferencë morën pjesë  ekspertë të fushave të mjekësisë nga QKUK, spitali i Gjakovës, Pejes, Prizrenit dhe institucionet e kujdesit primar, gjithashtu në këtë konferencë moren pjesë dhe prezentuan punen tyre shkencore eksperte  nga shtete të tjera sikurse Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Turqia e Italia.
Në fillim të pranishmëve ju drejtuan Prof. Dr. Haxhi Kamberi në cilësinë e Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku në cilësinë e Prorektorit për Kërkim Shkencor dhe Zhvillim Akademik, Prof. Dr. Ramush Bejiqi në cilësinë e Kryetarit të Keshillit Organizativ dhe Mr. Ph. Hilmi Shala, drejtor i Spitalit të Përgjithshem ‘‘Isa Grezda’’ në Gjakovë.
Në konferencë morën pjesë një numër i madh i profesionisteve shëndetësorë si dhe studentë nga universiteti i ynë, të cilët patën rastin  të dëgjojnë prezantimet e një numri të konsiderueshëm të studimeve shkencore  në  fushën e mjekësisë. Studentët e UFAGJ gjithashtu prezantuan në këtë konferencë të arriturat e  tyre profesionale dhe shkencore të realizuara nën mbikëqyrjen e mësimdhënësve të Fakultetit të Mjekësisë.

Gjeni më poshtë një lajm lidhur me konferencën:
https://www.youtube.com/watch?v=7T0jfhkjDtg

Fotot e lajmit

tp-bottom