Këshilltari i lartë juridik nga zyra e IAP-së në Gjakovë, Mark Kaqinari, ligjëroi para studentëve të Fakultetit të Mjekësisë
Këshilltari i lartë juridik nga zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në Gjakovë, Mark Kaqinari, ka zhvilluar një ligjëratë për studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Gjatë ligjëratës, Kaqinari foli mbi historikun dhe themelimin e institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe mbi kornizën ligjore në fuqi dhe standardet ndërkombëtare që sigurojnë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Në këtë ngjarje përveç studentëve ishin të pranishëm, edhe Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë Dafinë Kaçuri, Prorektori për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, Sekretarja e Përgjithshme, Linda Dula – Halilabazi, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, si dhe përfaqësues të tjerë të fakultetit.
Studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me z. Kaqinari, duke pasur kështu një mundësi të vlefshme për të thelluar njohuritë e tyre mbi rolin dhe funksionin e Avokatit të Popullit dhe të drejtat e njeriut në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.