Prof. Asoc. Dr. Faton T. Hoxha prezantues në Kongresin e 8të Ndërkombëtar të Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente, në Tiranë
Me datë 08 dhe 09 Nëntor 2024, Prof. Asoc. Dr. Faton T. Hoxha nga Fakulteti i Mjekësisë të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë mori pjesë si ligjërues i ftuar në Kongresin e 8të Ndërkombëtar të Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente, (ACTES 2024) në Tiranë.
Ai prezentoi studimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve nga UFAGJ dhe Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Prishtinë, Kosovë me titull: " Kanceri kolorektal në vendet në zhvillim, thirrje për veprim për ngritjen e ndërgjegjësimit të kosovarëve, përvoja jonë " i cili u vlerësua lartë nga organizatorët e Kogresit. Ky studim shpreh gjendjen aktuale të kancerit të kolonit dhe të rektumit, i cili trajtohet kirurgjikisht në Kirurgjinë kosovare. Ky lloj kanceri është në rritje e sipër dhe nevojat e ndërgjegjësimit të popullatës tonë për këtë problematikë janë më se të nevojshme.
1. Final Program Book - ACTES 2024 - Click the link: https://drive.google.com/file/d/1UMtDEwdtylnJRhh4WQxUyRJM4OGLlLYo/view?usp=sharing
2. The Abstracts Book of ACTES 2024 - AJTES Vol 8; No. 2; Supplement 8 – November 2024. Click the link: https://drive.google.com/file/d/13AVANSjFjEQpmlAHeHT-D48oN7LrKA_1/view?usp=sharing