
Njoftim mbi paraqitjen e provimeve në afatin e Janarit 2025
Njoftojmë studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë se periudha për paraqitjen e provimeve në SMU për afatin e Janarit 2025 do jetë nga data 16 - 23 Janar 2025.
Ndërsa, provimet mbahen nga 24 Janar - 14 Shkurt 2025 sipas orarit të përpiluar nëpër fakultetet përkatëse.
Jashtë kësaj periudhe, studentëve nuk ju lejohet paraqitja e provimeve, pasi që sistemi mbyllet automatikisht.
Manuali i përdorimit të SMU për studentë mund të shkarkohet në këtë link.