Publikohet punimi i Profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë Dr. Antigona Ukëhaxhaj
Në revistën prestigjioze SPORT TK- EURO-AMERICAN JOURNAL , e cila është e indexuar në Web of Science, me 17.03.2025., u publikua punimi i Profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë Dr. Antigona Ukëhaxhaj me titull "Breast cancer patients' beliefs, behaviors, and knowledge about the value of physical therapy in their rehabilitation"
Me qëllim të ngritjes akademike, cilësisë në mësimdhënje dhe aspektin kërkimoro - shkencore, ky punim është i pari i kësaj fushe , i cili është kryer gjatë studimeve të masterit të studentes Doruntina Kabashi, e cila ka qenë nën mentorimin e profesoreshës.
Poashtu në cilësin e koautorëve janë edhe stafi i rregullt dhe studentët tonë alumni që tani janë edhe si staf i angazhuar pranë Fakultetit të Mjekësisë në UFAGJ.
Punimin e plotë mund ta gjeni ne linkun:
https://revistas.um.es/sportk/article/view/641181