Vizitë studimore në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjakovë

Vizitë studimore në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjakovë

Në kuadër të zhvillimit të praktikës profesionale dhe zbatimit të njohurive të fituara gjatë ligjëratave, PhDc.Asistentja Vanesa Tanushi ka organizuar një aktivitet studimor me studentët e dy degëve: Infermieri dhe Shëndet Publik. Ky aktivitet është realizuar në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjakovë dhe ka pasur për qëllim thellimin e njohurive praktike të studentëve në lidhje me kujdesin dhe shërbimet që ofrohen për personat e moshuar.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me strukturën organizative të institucionit, me sfidat që përballen personat e moshuar dhe stafi kujdestar, si dhe me mënyrat e aplikimit të kujdesit infermieror dhe shëndetit publik në praktikë. Ky aktivitet kontribuoi në zhvillimin profesional të studentëve, duke u ofruar atyre përvoja konkrete dhe duke i ndihmuar në ndërlidhjen e teorisë me praktikën.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom