.jpg)
Vizit studimore në IKSHKP - Prishtinë
Sot është realizuar një vizitë studimore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShK) në Prishtinë për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, dega Shëndet Publik, në kuadër të lëndës “Menaxhimi Agjencive Shëndetësore”, e udhëhequr nga Asistente Vanesa Tanushi, PhD cand.
Në këtë vizitë, studentët u mirëpritën nga Prof. Antigona Ukehaxhaj, e cila ofroi një prezantim të detajuar për funksionimin e institutit dhe rolin e tij në sistemin shëndetësor të Kosovës. Studentët patën mundësinë të njihen nga afër me strukturën organizative të institutit, aktivitetet e tij kryesore, si dhe sfidat dhe përparësitë në menaxhimin e shëndetit publik.
Vizita ishte një përvojë e vlefshme praktike që kontribuon në thellimin e njohurive teorike të fituara gjatë ligjëratave dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të studentëve.
Një përvojë e vlefshme drejt zhvillimit profesional