Pjesëmarrja e Prof. Assoc. Dr. Kimete Canaj në Takimin e COST Action CA20137 – VOICES në Universitetin e Mjekësisë në Plovdiv me 15 dhe 16 maj

Pjesëmarrja e Prof. Assoc. Dr. Kimete Canaj në Takimin e COST Action CA20137 – VOICES në Universitetin e Mjekësisë në Plovdiv me 15 dhe 16 maj

Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë u përfaqësua me dinjitet në takimin ndërkombëtar të organizuar në kuadër të COST Action CA20137 – VOICES: Empowering Young Researchers – Leaders for the Future, përmes pjesëmarrjes së prodkanes Prof. Assoc. Dr. Kimete Canaj.

Takimi u mbajt në ambientet e Universitetit të Mjekësisë në Plovdiv, Bullgari, dhe kishte në fokus rolin e shkencëtarëve të rinj në proceset e vendimmarrjes brenda universiteteve, si dhe fuqizimin e tyre për të ndikuar në të ardhmen akademike dhe shkencore të institucioneve arsimore.

Gjatë punimeve u diskutuan modele të suksesshme për përfshirjen aktive të studiuesve të rinj në politikat e brendshme institucionale, krijimi i mekanizmave për mbështetjen e liderëve të rinj akademikë, si dhe zhvillimi i një kulture bashkëpunimi ndërdisiplinor dhe ndërkombëtar.

Në kuadër të takimit, u shqyrtuan edhe mundësi të reja për bashkëpunim në fushën e shkencës, inovacionit dhe mobilitetit akademik, me qëllim forcimin e rrjeteve kërkimore dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në projekte evropiane.

Pjesëmarrja e Prof. Assoc. Dr. Kimete Canaj në këtë aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt internacionalizimit të universitetit tonë, si dhe afirmimin e rolit të tij në rrjetet kërkimore evropiane që mbështesin shkencëtarët e rinjë  në fushën kërkimore shkencore dhe inovacion.

Fotot e lajmit

tp-bottom