Asistentë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë marrin pjesë në konferencë ndërkombëtare

Asistentë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë marrin pjesë në konferencë ndërkombëtare

Asistentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Fakulteti i Mjekësisë, Muhamet Kadrija dhe Sabrije Kelmendi-Bardhaj, së bashku me studentët Besmir Pepshi, Genti Kurhasku dhe Bajram Kelmendi, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Nga hulumtimi dhe kërkimi shkencor në veprim”, e organizuar nga Akademia KSHI – Kërkimi Shkencor në Infermieri.

Asistenti Muhamet Kadrija prezantoi hulumtimin me temën “Kujdesi infermieror te pacientët paliativ”, ku trajtoi rolin dhe rëndësinë e infermierëve në kujdesin ndaj pacientëve paliativë, si dhe kontributin e tyre në ekipin multidisiplinar.

Ndërsa studenti Besmir Pepshi prezantoi temën “ Higjiena e ujit dhe rëndesia e saj”, ku u shtjellua rëndësia e ujit për shëndetin publik dhe mënyrat e trajtimit të tij.

Gjatë kësaj konference u shkëmbyen përvoja akademike dhe shkencore, ndërsa pjesëmarrës ishin profesionistë nga vende të ndryshme të Evropës dhe rajonit, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Shqipërinë, Kosovën, etj.

Fotot e lajmit

tp-bottom