Java e Cilësisë në Fakultetin e Mjekësisë

Java e Cilësisë në Fakultetin e Mjekësisë

Në Fakultetin e Mjekësisë u organizua Java e Cilësisë për të tri vitet e studimeve në programet Infermieri, Fizioterapi, Shëndet Publik dhe Master, me qëllim të avancimit të cilësisë akademike dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve mësimore.

Në kuadër të aktiviteteve, secili program studimor u vlerësua nga komisionet përkatëse lidhur me arritjen e kompetencave dhe rezultateve të të nxënit nga studentët, me fokus në identifikimin e mundësive për përmirësim dhe zhvillim të mëtejmë akademik.

Java e Cilësisë u organizua nga kryetarja e Komisionit për Sigurimin e Cilësisë Blertë Hyseni, e cila theksoi rëndësinë e forcimit të mekanizmave të sigurimit të cilësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet stafit akademik dhe studentëve për ngritjen e standardeve akademike në Fakultetin e Mjekësisë.

Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e rëndësishme për reflektim, bashkëpunim dhe shkëmbim të ideve, duke dëshmuar përkushtimin e Fakultetit të Mjekësisë për zhvillimin e një mjedisi akademik cilësor dhe në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit të lartë.

Fotot e lajmit

tp-bottom