Prof. Dr. Antigona Ukëhaxhaj prezanton hulumtimin në Konferencën Ndërkombëtare për Shëndetin Publik dhe Mjedisin
Me ftesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Prof.Dr.Antigona Ukëhaxhaj, mori pjesë në Konferencën e katërt të Shendetit Publik dhe Mjedisi.
Konferenca u organizua nga Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më bashjkëpunim me Universitetin George Mason (SHBA) dhe Kolegjin Ramazini në Itali.
Gjatë dy ditëve të konferencës, mbi 100 hulumtues shkencor nga Shqipëria, SHBA, Italia, Universiteti Boku në Vjenë trajtuan tema të rëndësishme të Shendetit Publik si cilësia e ajrit dhe ujit, siguria ushqimore. Profesoresha Antigona prezantoj punimin me titull:” Advanced Spline-Based Time-Series Modeling of Daily PM2.5 in Prishtina, Kosovo Assessing Seasonal Dynamics, Temporal Persistence and Extreme Pollution Episodes”.
Sot, më shumë se kurrë, shëndeti publik dhe mjedisi janë dy çështje urgjente që janë të ndërlidura ngushtë. Ato ndajnë një emërues të përbashkët: njohurinë, vlerësimin, monitorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore si dhe përdorimine qëndrueshëm në mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
Ato nxorën në pah një realitet të rëndësishëm: veprimet jo miqësore ose shkatërruese në mjedis ndikojnë aty ku nuk e pret, me pasoja herët a vonë të dukshme apo të padukshme, në cilësinë e jetës sonë, në shëndetin dhe mirëqenien tonë dhe të ardhmen e vendit.