Procesi i zgjedhjes së rektorit

17.08.2023Konkurs për zgjedhjen e rektorit të Universitetit "Fehmi Agani" Gjakovë

05.09.2023 - Në konkursin me nr. prot. 05/1378, datë 17.08.2023, kandidatët e paraqitur për pozitën e rektorit të Universitetit "Fehmi Agani” Gjakovë janë: Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi, Prof.Ass.Dr. Drilon Bunjaku dhe Prof.Asoc.Dr. Fridrk Dulaj. CV-të e kandidatëve janë të qasshme në linqet më poshtë.
Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, në mbledhjen e rregullt të radhës do ta shqyrtojë raportin e Komisionit profesional me propozimin e listës së kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet e parapara për t'u zgjedhur rektor, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me konkurs.
Në rast të miratimit të listës së propozuar, Këshilli Drejtues do t'i intervistojë kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim. Në këto intervista secili kandidat prezanton një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese.
Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë, në shërbim të transparencës së procesit, do ta përditësojë informacionin lidhur me të gjitha fazat e procesit të konkursit për zgjedhjen e rektorit të UFAGJsë.

 

05.09.2023 - CV-të e kandidatëve për rektor të UFAGJ-së

Publikimi i CV-ve të kandidatëve për rektor të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë

Prof. Asoc. Dr. Haxhi Kamberi

Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku

Prof. Asoc.Dr. Fridrik Dulaj

 

18.09.2023 - Këshilli Drejtues i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, në mbledhjen e mbajtur më 18.09.2023, pas shqyrtimit të Raportit të komisionit profesional për propozimin e listës për poziten e rektorit, me nr. prot. 05/1474, datë 13.09.2023, vendosi që:

Kandidati i cili i ka plotësuar kushtet formalo-juridike për konkurrim dhe i cili do të intervistohet nga Këshilli Drejtues, është:

Prof.Ass.Dr. Drilon Bunajku

Intervistimi i kandidatit do të bëhet me datë 22.09.2023 (e premte), duke filluar nga ora 13:00, në objektin e rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.

Në këtë intervistë, kandidati, përmes shpalosjes së programit të tij, do të prezantojë një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese.

Votimi për zgjidhjen e rektorit do të bëhet pas intervistimit të kandidatit, me datë 22.09.2023.

Për transparence të plotë, Këshilli Drejtues fton ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile, për monitorimin e këtij procesi.

 

22.09.2023Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku zgjedhet Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshilli i Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë mbajti mbledhjen për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ku në pjesën e parë të mbledhjes kandidati për Rektor Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku para anëtarëve të Këshillit Drejtues prezantoi programin dhe vizionin e tij gjithpërfshirës për UFAGj-në.

Pas organizimit të procedurës së votimit të fshehtë nga 7 anëtarët me të drejtë vote rezultoi që kandidati për Rektor t’i merr 6 vota Për dhe 1 votë ishte e Pavlefshme, me ç’rast u konstatua që me shumicë absolute të votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku të zgjedhet Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Vlen të theksohet që ky proces zgjedhor i zgjedhjes së Rektorit ishte i hapur për publikun dhe mediat.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

17.07.2023 - Konkurs për zgjedhjen e rektorit të Universitetit "Fehmi Agani" Gjakovë

 

03.08.2023 - Në konkursin me nr. prot. 05/1224, datë 17.07.2023, kandidatët e paraqitur për pozitën e  rektorit të Universitetit "Fehmi Agani” Gjakovë janë: Prof.Ass.Dr. Kimete Canaj, Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi, Prof.Asoc.Dr. Rifat Morina dhe Prof.Ass.Dr. Drilon Bunjaku. CV-të e kandidatëve janë të qasshme në linqet më poshtë.
Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, në mbledhjen e rregullt të radhës do ta shqyrtojë raportin e Komisionit profesional me propozimin e listës së kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet e parapara për t'u zgjedhur rektor, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me konkurs. Në rast të miratimit të listës së propozuar, Këshilli Drejtues do t'i intervistojë kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim. Në këto intervista secili kandidat prezanton një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese. Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë, në shërbim të transparencës së procesit, do ta përditësojë informacionin lidhur me të gjitha fazat e procesit të konkursit për zgjedhjen e rektorit të UFAGJsë. 

 

03.08.2023 - CV-të e kandidatëve për rektor të UFAGJ-së

Publikimi i CV-ve të kandidatëve për rektor të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë"

Prof.Ass.Dr. Kimete Canaj

Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi

Prof.Asoc.Dr. Rifat Morina

Prof.Ass. Dr. Drilon Bunjaku

 

11.08.3023 - Këshilli Drejtues i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë në mbledhjen e mbajtur më 11.08.2023, pas shqyrtimit të Raportit të Komisionit profesional për propozimin e listës për poziten e rektorit, me nr. prot. 05/1310, datë 02.08.2023, dhe miratimit të ankesës së kandidatit Prof.Ass.Dr. Drilon Bunjaku, sipas Konkursit me nr. prot. 05/1224, datë 17.07.2023, vendosi që:

Kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet formalo-juridike për konkurrim dhe të cilët do të intervistohen nga Këshilli Drejtues, janë:

Prof.Ass.Dr. Drilon Bunajku

Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi

Prof.Asoc.Dr. Kimete Canaj

Prof.Asoc.Dr. Rifat Morina


Intervistimi i kandidatëve do të bëhet me datë 16.08.2023 (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, në objektin e rektoratit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, sipas agjendës së miratuar nga Këshilli Drejtues.

Në këto intervista, secili kandidat, përmes shpalosjes së programit të tij, do të prezantojë një vizion gjithëpërfshirës për zhvillimin e strategjisë së ardhshme të Universitetit dhe për qasjen e tij menaxhuese.

Votimi për zgjedhjen e rektorit do të bëhet pas intervistimit të kandidatëve, me datë 16.08.2023.

Për transparencë të plotë, Këshilli Drejtues fton ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile, për monitorimin e këtij procesi.

 

16.08.2023 - Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, me 16 gusht 2023 (e mërkurë), ka mbajtur mbledhjen e rradhës. Mbledhjen e kryesoi znj. Majlinda Haxhikadrija-Ramadani dhe paraqiti këtë rend dite si vijon;

  1. Intervistimi i kandidatëve për pozitën e rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
  2. Formimi i komisionit ad-hoc për administrimin, monitorimin e procesit të votimit si dhe numërimin e komunikimin e rezultateve të votimit për pozitën e rektorit të UFAGJ-së
  3. Votimi nga anëtarët e Këshillit Drejtues
  4. Shpallja e rezultatit

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” konstatoi që në intervistë janë ftuar katër kandidatë për pozitën e rektorit të cilët janë: Prof.Ass.Dr. Drilon Bunajku, Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi, Prof.Asoc.Dr. Kimete Canaj, dhe Prof.Asoc.Dr. Rifat Morina, me të cilët zhvilloi intervistën sipas agjendës së paraparë ku kandidatët shpalosën programin-vizionin e tyre për UFAGJ-në.

Pas mbylljes së intervistës me kandidatët, Këshilli Drejtues formoi komisionin ad-hoc për monitorimin e procesit të votimit dhe njëkohësisht zhvilloi procedurën e votimit ku pas raundit të parë të votimit rezultoi që asnjëri kandidat të mos merr shumicën absolute të votave andaj u organizua raundi i dytë i votimit ku rezultoi që kandidati Drilon Bunjaku të merr 2 vota, kandidati Haxhi Kamberi 0 vota, kandidatja Kimete Canaj 0 vota, dhe kandidati Rifat Morina 1 votë, dhe 2 vota tjera ishin të pavlefshme.

Andaj u organizua votimi me dy kandidatët më me së shumti vota, kur në tri raundet e njëpasnjëshme të organizuara rezultoi që asnjëri kandidat të mos merr shumicën absolute të votave siç parashihet me statutin e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë. Në vazhdimësi të mbledhjes, Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani”, mori vendim që konkursi për pozitën e rektorit të Universitetit të rishpallet.    

Kryesuesja znj.Haxhikadrija-Ramadani i falënderoi anëtarët për pjesëmarrjen dhe për kontributin që dhanë në këtë mbledhje.

tp-bottom