Mbahet tryezë diskutimi me temë “Ndikimi i emigrimit të stafit shëndetësor dhe impakti në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”

Mbahet tryezë diskutimi me temë “Ndikimi i emigrimit të stafit shëndetësor dhe impakti në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”

Në kuadër të shënimit të “Java e Infermierisë”, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë po mbahen shumë aktivitete. Nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë të niveleve bachelor dhe master, me përkrahjen e dekanes Prof. Asoc. Dr. Antigona Dervishaj-Ukëhaxhaj dhe të Ass. Muhamet Kadrija në veçanti, por dhe në bashkëpunim me stafin akademik të këtij fakulteti, është mbajtur sot tryezë diskutimi mbi temën “Ndikimi i emigrimit të stafit shëndetësor dhe impakti në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”.

Në tryezën e diskutimit ku panelistë ishin disa nga studentët e mjekësisë, por në mënyrë interaktive u përfshinë edhe profesorët e pranishëm dhe studentët, u bisedua me theks të veçantë për temat aktuale e që po paraqesin problem për të rinjtë e vendit tonë, kryesisht studentët.

Largimi nga vendi, shpërfillja nga institucionet relevante, papunësia, mosvlerësimi, ishin disa nga tema që u trajtuan në këtë tryezë, e që të njëjtat arsye po bëhen shumë shqetësuese për sistemin shëndetësor në Kosovë.

Në këtë aktivitet, perveç stafit akademik nga Fakulteti i Mjekësisë, morën pjesë edhe Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dhe Prorektorja, për Zhvillim Akdemik dhe Ngritje të cilësisë, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri.

Fotot e lajmit

tp-bottom