Mobiliteti i Studentes së Studimeve të Doktoratës në Universitetin ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë

Mobiliteti i Studentes së Studimeve të Doktoratës në Universitetin ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë

Në kuadër të projekteve për mobilitete, me qëllim të rrjetëzimit dhe ndërkombëtarizimit të Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë dhe universiteteve partnere, Fakulteti i Shkencave Sociale ka pritur studenten e rregullt të studimeve të doktoraturës në Fakultetin e  Filozofisë në Universitetin e Tetovës, Znj. Mirlinda Vejseli.

Kandidatja e studimeve të  doktoratës, Znj. Vejseli, e cila studion Sociologjinë me drejtimin Socio-kulturor, ka realizuar një qëndrim studimor njëjavësh në UFAGJ. Realizimi i mobilitetit është në kuadër të kritereve dhe rregullave për regjistrimin në ciklin e tretë të studimeve në Universitetin e Tetovës.

Gjatë prezantimit para studentëve, Znj. Vejseli bashkëbisedoi me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale rreth raportit tradicional dhe kulturor të familjes shqiptare, ndryshimeve dhe zhvillimeve të fundit sociale, fenomenologjisë së dhunës, shkaqeve dhe pasojave, si dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Me rastin e mobilitetit te realizuar, studentët janë angazhuar me perspektiva të reja, kanë fituar njohuri të specializuara dhe kanë thelluar kuptimin e tyre për tema komplekse. Për më tepër, mundësitë e rrjetëzimit janë shfaqur, duke i lejuar studentët të krijojnë lidhje me studiuesin vizitues për bashkëpunime kërkimore të mundshme. Ky shkëmbim akademik dhe kulturor ka pasuruar përvojën akademike të studentëve të UFAGJ, duke nxitur ndërgjegjësimin më të madh kulturor brenda komunitetit tonë universitar.

Ky mobilitet u bë e mundur nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional me Universitetin e Tetovës, me të cilin UFAGJ ka marrëveshje bashkëpunimi.

tp-bottom