Debat i hapur në Fakultetin e Mjekësisë: Gjuha e urrejtjes, dezinformimi dhe shëndeti mendor – Pasojat dhe sfidat për shoqërinë

Debat i hapur në Fakultetin e Mjekësisë: Gjuha e urrejtjes, dezinformimi dhe shëndeti mendor – Pasojat dhe sfidat për shoqërinë

Parlamenti Studentor organizoi në Fakultetin e Mjekësisë  një debat të hapur me temën “Gjuha e urrejtjes, dezinformimi dhe shëndeti mendor – Pasojat dhe sfidat për shoqërinë”, ku u trajtuan çështje të ndjeshme dhe të rëndësishme për shëndetin publik dhe etikën në komunikim.

Në këtë aktivitet morën pjesë dhe diskutuan:
- Prof. Dr. Haxhi Kamberi, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë
- Prof. Asoc. Dr. Kimete Canaj
- Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani
- Prof. Ass. Dr. Faton Krasniqi

Të pranishmit trajtuan temat rreth gjuhës ofenduese, linçuese dhe mashtruese, duke u ndalur në pasojat që sjellin në jetën individuale dhe kolektive – sidomos në aspektin e shëndetit mendor. Diskutimi u pasurua me të dhëna statistikore, raste konkrete dhe përvoja nga praktika profesionale.

Debatit iu bashkuan edhe studentë nga Universiteti i Mjekësisë i Sofjes, në kuadër të programit Erasmus +,  të cilët kontribuuan me pyetje dhe komente, duke e bërë aktivitetin ndërkulturor dhe ndërinstitucional.

Ky debat shënon një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së vetëdijes për ndikimin e fjalës në mirëqenien psikologjike dhe sociale, si dhe thekson rolin që kanë profesionistët e shëndetit në promovimin e një komunikimi etik dhe të përgjegjshëm.

Fotot e lajmit

tp-bottom