Prof. Asoc. Dr. Antigonë Ukëhaxhaj pjesëmarrëse në Konferencën e tretë Ndërkombëtare të Shëndetit Publik

Prof. Asoc. Dr. Antigonë Ukëhaxhaj pjesëmarrëse në Konferencën e tretë Ndërkombëtare të Shëndetit Publik

Prof. Assoc. Dr. Antigona Ukëhaxhaj, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë, në UFAGJ-ë, me ftesë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dhe në bashkëpunim me Universitetin George Mason në SHBA dhe Kolegjin Ramazini në Itali, mori pjesë në Konferencën e tretë Ndërkombëtare të Shëndetit Publik dhe Mjedisit, e mbajtur në Tiranë më 30 qershor dhe 01 korrik 2025. 

Në këtë Konferencë Shkencore me përmasa ndërkombëtare, Prof.Antigona prezantoi punimin me titull : "Vlerësimi i Ndikimit në Shëndet nga aerondotja në Kosovë", i cili trajtoj situatën e aerondotjes në Kosovë, roli i institucioneve në këtë çështje, indekset dhe standardet e Kualitetit të Cilësisë së Ajrit, jetëgjatësinë, vitet e humbura të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe barrën e mortalitetit nga Sëmundjet Kronike jo - ngjitëse.

Pjesmarrja në këtë ngjarje përfaqëson një mundësi të vlefshme për shkëmbim të përvojave profesionale, shkencore dhe për promovimin e shkencës dhe arsimit të lartë në platformat ndërkombëtare.

tp-bottom