Në kuadër të Javës së Diabetit, sot në Qendrën e Shputës Diabetike në Fakultetin e Mjekësisë filloi trajnimi i studentëve të këtij fakulteti për shputën diabetike

Në kuadër të Javës së Diabetit, sot në Qendrën e Shputës Diabetike në Fakultetin e Mjekësisë filloi trajnimi i studentëve të këtij fakulteti për shputën diabetike

Trajnimi po realizohet nga Fakulteti i Mjekësisë, Alumni dhe Parlamenti Studentor.

Sot, trajnimi i studentëve u mbajt nga bashkëthemeluesi i Njësisë së Shputës Diabetike në UFAGJ, MA. Lirigezon Goçaj.

Ky trajnim ka për qëllim përgatitjen e studentëve për ofrimin e kujdesit shëndetësor, vlerësimin e pacientëve me diabet për rrezikun e shputës diabetike, matjen e shenjave vitale, HbA1c, ekzaminimin neurologjik të shputës dhe anasjelltas.

Ky aktivitet është ndërmarrë nga Kryetarja e Fakultetit të Mjekësisë, Ajshe Ukshini, dhe Kryetari i Parlamentit Studentor, Besmir Pepshi, me synim që studentët të përfshihen më thellë në praktikën klinike dhe në ofrimin e shërbimeve për komunitetin.

Aktiviteti po zhvillohet me përkrahjen e Dekanit, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, të themelueses së Qendrës së Shputës Diabetike, Prof. Dr. Antigona Ukehaxhaj, si dhe të Prodekanes, Prof. Hasime Terziqi.

Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në drejtim të funksionalizimit të plotë të Qendrës së Shputës Diabetike dhe të zhvillimit profesional të studentëve, duke e bërë Fakultetin e Mjekësisë të UFAGJ një hapësirë aktive të edukimit praktik dhe shërbimit ndaj komunitetit."

Fotot e lajmit

tp-bottom