Rëndësia e ujit për shëndetin tonë!
Studentët e vitit të dytë të Shëndetit Publik, nën udhëheqjen dhe mbështetjen profesionale të Ass. Arta Dalip, organizuam një aktivitet ndërgjegjësues për rëndësinë dhe benefitet e konsumimit të ujit.
Në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë, patëm kënaqësinë të informojmë studentët për rolin jetësor të ujit në funksionimin e organizmit nga përmirësimi i energjisë dhe përqendrimit, te mbështetja e imunitetit dhe shëndetit të përgjithshëm.
Gjatë aktivitetit, studentëve iu ofrua ujë falas, falë mbështetjes bujare të kompanisë Rugova, e cila na sponzorizoi dhe na mundësoi realizimin e këtij projekti me sukses. Falenderim i veçantë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e tyre!
Ky aktivitet ka për qëllim të promovojë zakone të shëndetshme dhe të theksojë rëndësinë e hidratimit të rregullt, si pjesë thelbësore e mirëqenies fizike dhe mendore.
Falenderojmë të gjithë studentët pjesëmarrës dhe stafin akademik për mbështetjen.
Së bashku vazhdojmë të ndërtojmë një komunitet më të informuar, më të shëndetshëm dhe më aktiv.