U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
Sot, më datë 29.12.2025, në ambientet e Rektoratit u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
-
Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara;
-
Diskutimi mbi pikën 2.2 të nenit 16 të Rregullores për Kërkime Shkencore;
-
Diskutimi mbi pikat ku përmendet financimi i publikimeve shkencore nga stafi administrativ;
-
Shqyrtimi i kërkesave për financimin e publikimeve shkencore dhe konferencave;
-
Shqyrtimi i aplikimeve për “Hulumtuesin e Vitit” dhe “Hulumtuesin e Ri të Vitit”;
-
Të ndryshme.
Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi i Këshillit, Prof. Dr. Ilmi Hoxha. Të pranishëm në mbledhje ishin:
Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, Prof. Ass. Dr. Shemsi Haziri, Ass. Hana Domi, përfaqësuesja e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë, Qëndresa Bardhoshi, si dhe përfaqësuesja nga Zyra Ligjore, Erlina Rizvanolli Meqa.
Takimi vijoi me diskutimin e pikave të rendit të ditës dhe me marrjen e vendimeve përkatëse në përputhje me kompetencat e Këshillit për Shkencë dhe rregullores në fuqi.