Realizimi i Javës së Cilësisë në Fakultetin e Mjekësisë

Realizimi i Javës së Cilësisë në Fakultetin e Mjekësisë

Në përputhje me rekomandimet e Agjencisë së Akreditimit, me iniciativën e Koordinatores së Cilësisë, Blerte Hyseni, dhe me miratimin e menaxhmentit të Fakultetit, në Fakultetin e Mjekësisë është realizuar Java e Cilësisë, e cila ka përfshirë të gjitha programet aktuale të akredituara, përfshirë programet e nivelit bachelor si Infermieria, Fizioterapia, Shëndeti Publik, si dhe programin master Menaxhimi Shëndetësor.

Java e Cilësisë është organizuar si një proces i strukturuar i vlerësimit dhe analizimit të nivelit të arritjes së kompetencave të programeve studimore dhe të lëndëve përkatëse për secilin program të akredituar, në përputhje me rezultatet e të nxënit dhe standardet e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Gjatë këtij procesi janë shqyrtuar mekanizmat e vlerësimit, përputhshmëria ndërmjet kompetencave të programuara dhe arritjeve reale të studentëve, si dhe janë identifikuar fushat që kërkojnë përmirësim.

Fakulteti i Mjekësisë mbetet i përkushtuar ndaj zbatimit të rekomandimeve të Agjencisë së Akreditimit dhe ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në mësimdhënie, vlerësim dhe zhvillim të programeve studimore, me qëllim sigurimin e përputhshmërisë ndërmjet kompetencave të fituara nga studentët dhe standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë.

Fotot e lajmit

tp-bottom