Studentët e Mjekësisë të UFAGJ pjesëmarrës në trajnim ndërkombëtar për Kujdesin Paliativ në Belgjikë
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë po marrin pjesë në një trajnim ndërkombëtar mbi Kujdesin Paliativ dhe kujdesin në fund të jetës, i cili po zhvillohet në Ghent të Belgjikës, nën organizimin e Artevelde University of Applied Sciences.
Në këtë trajnim janë të pranishëm studentë dhe profesionistë nga vende të ndryshme të Evropës, SHBA dhe Afrika. Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë po përfaqësohet nga studentë të Fakultetit të Mjekësisë dhe profesoresha të këtij fakulteti.
Në trajnim janë të pranishme edhe Prodekane Prof. Dr. Hasime Terziqi dhe Prof. Dr. Antigona Ukehaxhaj, së bashku me studentet e drejtimit Infermieri, viti i tretë: Fjolla Jakupi, Fiorela Halilaj, Belmina Bajrami dhe Koshare Murselaj.
Qëllimi i trajnimit është zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimi i aftësive profesionale në fushën e kujdesit paliativ dhe kujdesit në fund të jetës.
Studentet u paraqitën me seriozitet dhe profesionalizëm, duke e përfaqësuar universitetin në mënyrën më të mirë.