Prof. Kimete Canaj dhe Prof. Artan Nimani mbajtën ligjëratë në UAMD në kuadër të Projektit “Gjuha e urrejtjes: Demokracia dhe të rinjët” nga 4 deri më 6 shkurt 2026

Prof. Kimete Canaj dhe Prof. Artan Nimani mbajtën ligjëratë në UAMD në kuadër të Projektit “Gjuha e urrejtjes: Demokracia dhe të rinjët” nga 4 deri më 6 shkurt 2026

Prof. assoc. dr. Kimete Canaj dhe Prof. assoc. dr. Artan Nimani në bashkëpunim me Prof. assoc. dr. Renata Tokrri dhe Prof. assoc. dr. Eva Teqja dhe Prof. dr. Sokol Pacukaj mbajtën  ligjërata  dhe morën pjesë në puntorinë e organizuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës  në kuadër të projektit “Gjuha e urrejtjes:Demokracia dhe të rinjtë” poashtu ishte një bashkëbisedim i hapur me studentët e UAMD.

Pikat e diskutimit të punëtorisë:

  • Prezantimi dhe analiza e pyetësorit mbi gjuhën e urrejtjes dhe format e intolerancës.
  • Diskutime mbi metodologjinë e hulumtimit dhe rëndësinë e përfshirjes së studentëve në proces.
  • Roli i universiteteve në edukimin mediatik

Në kuadër të projektit, u organizua një takim konsultativ me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), ku u prezantua dhe u diskutua pyetësori i hartuar për hulumtimin mbi gjuhën e urrejtjes dhe format e intolerancës në internet.

  • Studentët dhanë komente dhe sugjerime mbi qartësinë e pyetjeve, relevancën e temave dhe mënyrën e raportimit të rasteve.
  • Diskutimi shërbeu për të përmirësuar instrumentin e matjes, duke e bërë më të përshtatshëm për kontekstin universitar dhe për përfshirjen e të rinjve.

U theksua rëndësia e pjesëmarrjes aktive të studentëve si kontribues në procesin e monitorimit dhe sensibilizimit.

Gjatë punëtorisë u prezantuan rezultatet e para të monitorimit të mediave dhe rrjeteve sociale, të cilat do të publikohen në punime shkencore të indeksuara në SCOPUS. Këto rezultate tregojnë përhapjen e gjuhës së urrejtjes në internet dhe shembuj kundër-narrativave efektive që nxisin tolerancën dhe respektin.

Ky aktivitet përforcon angazhimin e UAMD dhe UFAGJ për të krijuar një mjedis akademik gjithëpërfshirës, duke fuqizuar studentët dhe profesorët si aktorë aktivë në luftën kundër shpifjes, bullizmit, racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit. Realizimi i këtij projekti u mundësua me mbështjetjen nga MASHT-i dhe të AKKSH-i.  Projekti ka për synim luftimin e gjuhës së urrejtjes në internet përmes sensibilizimit dhe edukimit të studentëve universitarë dhe të rinjve në përgjithësi. Ai synon të parandalojë përhapjen e racizmit, ksenofobisë dhe formave të tjera të intolerancës, duke i pajisur të rinjtë me kompetencat e nevojshme për të njohur dhe kundërshtuar shkeljet e të drejtave të njeriut.

Fotot e lajmit

tp-bottom