Fakulteti i Mjekësisë fiton projektin e ri Erasmus+ KA171 me Universitetin e Mjekësisë në Sofia

Fakulteti i Mjekësisë fiton projektin e ri Erasmus+ KA171 me Universitetin e Mjekësisë në Sofia

Fakulteti i Mjekësisë ka zgjeruar bashkëpunimin e tij me Universitetin e Mjekësisë në Sofia, duke fituar një projekt të ri Erasmus+ KA171. Ky projekt përfshin 8 bursa mobiliteti për personelin akademik dhe administrativ, si dhe 6 bursa për studentët e Shëndetit Publik dhe Fizioterapisë.

Ky sukses i radhës jo vetëm që forcon lidhjet ndëruniversitare, por edhe krijon mundësi të reja për shkëmbim përvojash, ngritje profesionale dhe zhvillim akademik ndërkombëtar.

Në këtë mënyrë, Fakulteti i Mjekësisë vazhdon të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe në integrimin e studentëve dhe stafit në rrjetet evropiane të shkences dhe inovacionit.

 

https://mu-sofia.bg/en/

tp-bottom