Takim në kuadër të projektit Kosovë – Shqipëri
Më 26.03.2026, në Fakultetin e Mjekësisë në Gjakovë u zhvillua një takim në kuadër të projektit “Terapia farmakologjike, trajtimi fizioterapeutik dhe benefitet e rehabilitimit me hidroterapi tek fëmijët me paralizë cerebrale infantile”, pjesë e bashkëpunimit dypalësh Kosovë–Shqipëri në fushën e arsimit dhe shkencës.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë mirëpriti në vizitë përfaqësueset nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Assoc. Dr. Malvina Hoxha dhe Dr. Sci. Enkeleda Gjini, të cilat u takuan me Prof. Dr. Haxhi Kamberi, dekan i Fakultetit të Mjekësisë, si dhe me Prof. Ass. Dafina Kaçuri, pjesë të këtij projekti.
Gjatë këtij takimi u diskutua për ecurinë e deritanishme të aktiviteteve me theks të veçantë në përmbylljen e punimeve shkencore në kuadër të këtj projekti. Si dhe u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet dy universiteteve në të ardhmen.