Vizitë e OJQ “Zëri i Romë,Ashkali dhe Egjiptian” në UFAGJ dhe nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit

Vizitë e OJQ “Zëri i Romë,Ashkali dhe Egjiptian” në UFAGJ dhe nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit

Universiteti Fehmi Agani në Gjakovë priti sot në një vizitë zyrtare përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare “Zëri i Romë, Ashkali dhe Egjiptian”, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimit të përfshirjes sociale dhe arsimore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e të dyja institucioneve diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në avancimin e qasjes në arsim, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që synojnë fuqizimin e të rinjve nga këto komunitete.

Në përmbyllje të takimit, u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) ndërmjet UFAGJ-së nga REKTORI Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku dhe Kordinatorja e projekteve Fortesa Shasivari  nga OJQ “Zëri i Romë,Ashkali dhe Egjiptian”. Ky memorandum synon të vendosë një kornizë bashkëpunimi afatgjatë, duke përfshirë organizimin e trajnimeve, seminareve, aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe programeve të praktikës për studentët.

Përfaqësuesit e të dyja palëve e vlerësuan këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në përkrahjen e komuniteteve të margjinalizuara.

Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në rritjen e mundësive për arsimim dhe zhvillim profesional, si dhe në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet sektorit akademik dhe shoqërisë civile

Fotot e lajmit

tp-bottom