Tryeza e rrumbullakët përmbyllëse e projektit “Gjuha e urrejtjes: Demokracia dhe të rinjtë” 20 Prill 2026 - Fakulteti i Mjekesise
Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 20.04.2026, u organizua tryeza e rrumbullakët përmbyllëse e projektit dyvjeçar “Gjuha e urrejtjes: Demokracia dhe të rinjtë”.
Në këtë aktivitet u diskutua ecuria e projektit, fenomeni i gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit, si dhe u prezantuan rezultatet e hulumtimeve dhe pyetësorëve të realizuar në Kosovë dhe Shqipëri. Takimin e hapi dekani, Prof. Dr. Haxhi Kamberi, ndërsa në diskutim morën pjesë Prof. Assoc. Dr. Kimete Canaj, Prof. Assoc. Dr. Renata Tokrri, Prof. Assoc. Dr. Eva Teqja, Prof. Dr. Sokol Paçukaj dhe Prof. Assoc. Dr. Artan Nimani.
Gjatë tryezës u prezantua një analizë krahasuese e të dhënave nga të dy vendet, duke nxjerrë në pah ndikimin e gjuhës së urrejtjes tek të rinjtë dhe rolin e universiteteve në adresimin e këtij fenomeni. Studentët u dalluan për pjesëmarrje aktive në promovimin e dialogut, respektimin e mendimeve të ndryshme dhe kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes.
Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu për ide të projekteve të ardhshme dhe mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.