UFAGJ merr pjesë në “Forumin për Erasmus+ dhe Horizon Europe Stakeholders” në IBCM

UFAGJ merr pjesë në “Forumin për Erasmus+ dhe Horizon Europe Stakeholders” në IBCM

Përfaqësuesi nga Zyra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar z.Bujar Nura mori pjesë në “Forum for Erasmus+ and Horizon Europe Stakeholders”, i organizuar nga International Business College Mitrovica në bashkëpunim me Kosovo Erasmus+ Office, më 08 maj 2026, në kampusin Riverside të IBCM-së, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës.

Në këtë forum morën pjesë përfaqësues të universiteteve publike dhe private, institucioneve vendore dhe organizatave partnere, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e programeve Erasmus+ dhe Horizon Europe në zhvillimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë takimit u theksua se programi Erasmus+ vazhdon të jetë një ndër mekanizmat më të rëndësishëm për mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, duke krijuar mundësi për shkëmbim përvojash, ngritje profesionale dhe ndërtim të partneriteteve të reja ndëruniversitare. Ndërkaq, në kuadër të programit Horizon Europe, u diskutua për rritjen e përfshirjes së institucioneve të Kosovës në projekte kërkimore dhe inovative me partnerë evropianë.

Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse ndanë përvojat dhe sfidat lidhur me aplikimin në projekte ndërkombëtare, menaxhimin e granteve dhe nevojën për fuqizimin e kapaciteteve institucionale në fushën e ndërkombëtarizimit.

Në diskutimet e forumit u potencua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian për avancimin e cilësisë në arsim, promovimin e inovacionit dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Përfaqësuesi I UFAGJ-së e  vlerësojë këtë forum si një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për identifikimin e partneriteteve të reja në kuadër të programeve evropiane Erasmus+ dhe Horizon Europe.

Fotot e lajmit

tp-bottom