SCOPUS publikon kapitullin shkencor të autorëve nga UFAGJ dhe bashkëautorëve ndërkombëtarë
Me datë 20.05.2026., në SCOPUS, është publikuar kapitulli shkencor “Waste Reduction in Public Hospitals: Integrating Digital Solution and Sustainable Practices”, nga dy profesoreshat e Fakultetit të Mjekësisë në UFAGJ-ë, Prof. Dr.Antigona Ukëhaxhaj, dhe Prof. Ass. Dr.Hasime Terziqi, dhe Ass.Flaka Hoti, me bashkëautorësi të, Prof.Kamel Mouloudj, Prof.Ahmed Bouarar, dhe Prof. Basima Hasan.
Ky kapitull trajton rëndësin e reduktimit të mbejtjeve në spitalet publike përmes përdorimit të teknologjisë dhe praktikave të qëndrueshme në menaxhimin shëndetësor. Kapitulli fokusohet në situatën aktuale të institucioneve shëndetësore lidhur me mbetjet spitalore, ndikimin e tyre në mjedis dhe nevojat për transformimin drejt sistemeve më efikase dhe ekologjike. Roli i digjitalizimit dhe menaxhimit intelegjent të burimeve dhe praktikave moderne mund të mbetet prioritet i shekullit e cila mund të kontribuoj në permirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke ulur në të njejtën kohë edhe ndikimin negativ të tyre në mjedis.
Linku i punimit: https://doi.org/10.4018/979-8-2600-1960-3.ch007