Prof. Assoc. Dr. Kimete Canaj mori pjesë në Konferencën e Përgjithshme të projektit COST ENEOLI
Profersoresha Prof. Assoc. Dr. Kimete Canaj mori pjesë në Konferencën e Përgjithshme të projektit COST ENEOLI, e cila u mbajt me 28dhe 29 Maj 2026 në Fakultetin e Arteve - Charles Univesity, Pragë, ku u mblodhën mbi 200 pjesëmarrës nga Universitete të ndryshme të Evropës.
Në këtë konferencë u diskutuan gjerësisht neologjizmat në gjuhët evropiane dhe ndikimi i tyre në shoqëri, duke u fokusuar në rolin e tyre në komunikim, kulturë dhe zhvillim demokratik.
Profesoresha Canaj prezantoi ligjëratën me titull: “Weaponized Word: Metaphorical Neologisms in Disinformation and Hate Speech”, ku theksoi se si neologjizmat metaforikë shpesh përdoren si mjete të fuqishme për përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit, duke ndikuar në perceptimet shoqërore dhe duke rritur polarizimin.
Ky kontribut e professorësh Canaj pasqyron angazhimin e universitetit në rrjetet evropiane të kërkimit dhe afirmon rolin e tij si një qendër akademike e rëndësishme në studimin e gjuhës, komunikimit dhe sigurisë epistemike.