U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Sot, më 15.06.2026, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për Shkencë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara;

  2. Shqyrtimi i kërkesave për financimin e publikimeve shkencore dhe konferencave;

  3. Shqyrtimi i aplikimeve për Hulumtuesin e Vitit dhe Hulumtuesin e Ri të Vitit për vitin 2025;

  4. Të ndryshme.

Mbledhja u kryesua nga Kryesuesi i Këshillit për Shkencë, Prof. Dr. Ilmi Hoxha, ndërsa në të morën pjesë:

  • Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, anëtar,

  • Prof. Ass. Dr. Shemsi Haziri, 

  • Ass. Hana Domi, anëtare,

  • Abedin Sadrija, anëtar,

  • Qëndresa Bardhoshi, anëtare

Gjatë takimit, anëtarët e Këshillit për Shkencë zhvilluan diskutime të hollësishme lidhur me secilën pikë të rendit të ditës, duke analizuar dhe vlerësuar çështjet e paraqitura për shqyrtim. Në kuadër të mbledhjes u trajtuan procesverbali i mbledhjes së mëparshme, kërkesat për financimin e publikimeve shkencore dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore, si dhe aplikimet e paraqitura për çmimet “Hulumtuesi i Vitit” dhe “Hulumtuesi i Ri i Vitit” për vitin 2025. Pas shqyrtimit të dokumentacionit përkatës dhe diskutimeve konstruktive ndërmjet anëtarëve, u morën vendimet përkatëse për secilën pikë të agjendës, në përputhje me kriteret, procedurat dhe kompetencat e Këshillit për Shkencë

Këshilli rikonfirmoi përkushtimin e tij për avancimin e veprimtarisë shkencore, mbështetjen e hulumtuesve dhe promovimin e cilësisë në kërkim-shkencë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

 

tp-bottom