Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë vijon procesin e pranimit në studimet Master

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë vijon procesin e pranimit në studimet Master

Në kuadër të zhvillimit të procesit të pranimit në studimet pasuniversitare, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt sot Provimi Pranues për nivelin Master, në Fakultetin e Filologjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë.

Procesi u zhvillua në një atmosferë akademike të karakterizuar nga mikpritja, komunikimi institucional dhe mbështetja ndaj kandidatëve, të cilët synojnë të avancojnë formimin e tyre akademik dhe profesional. Në pritjen e kandidatëve kontribuuan drejtuesit, stafi akademik e administrativ i njësive akademike, si dhe studentët aktualë të Universitetit.

Në këtë aktivitet morën pjesë Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, dhe Prorektori për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Petrit Duraj.

Në emër të menaxhmentit të Universitetit, Prorektorja u përcolli kandidatëve urimet për sukses në provimin pranues dhe në vazhdimin e rrugëtimit të tyre akademik. Në fjalën e saj, ajo vuri në pah rëndësinë e përkushtimit, të nxënit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të kompetencave profesionale si elemente të rëndësishme të formimit pasuniversitar.

Provimi Pranues u zhvillua për programet e studimit:

Fakulteti i Filologjisë

  • Gjuhë Shqipe

  • Studime Letrare

Fakulteti i Mjekësisë

  • Menaxhim Shëndetësor

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mbetet i përkushtuar në avancimin e cilësisë akademike dhe në krijimin e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të studentëve dhe profesionistëve të rinj.

Kandidatëve u urojmë suksese në këtë hap të rëndësishëm të rrugëtimit të tyre akademik!

Fotot e lajmit