Promovohet libri universitar „Mjedisi dhe shëndeti” i Prof. Dr. Antigona Ukehaxhajt
Më 10.11.2026, në Fakultetin e Mjekësisë në Gjakovë, në prani të një auditori të gjerë, u bë promovimi i librit universitar „Mjedisi dhe shëndeti”, me autore Prof. Dr. Antigona Ukehaxhaj.
Për rëndësinë dhe vlerat shkencore e akademike të këtij libri diskutuan recensenti, Prof. Dr. Naser Ramadani, redaktori, Prof. Dr. Faton Hoxha, si dhe dekani, Prof. Dr. Haxhi Kamberi.
Gjatë diskutimeve u theksua se ky botim përbën një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, duke pasur njëkohësisht edhe vlerë të veçantë shoqërore. Kjo, për faktin se shëndeti mjedisor luan një rol thelbësor në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës, si dhe në ndërgjegjësimin për ndikimin e mjedisit në cilësinë e jetës.
Në përmbyllje të aktivitetit, autorja e librit, Prof. Dr. Antigona Ukehaxhaj, shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e saj për të gjithë të pranishmit, familjen, si dhe të gjithë te tjeret që kontribuuan dhe e mbështetën në realizimin dhe botimin e këtij libri.
Promovimi i këtij libri përbën një kontribut të çmuar në pasurimin e literaturës universitare dhe në avancimin e njohurive mbi rëndësinë e shëndetit mjedisor.