Menaxhimi shëndetsor

Programi studimor Master në Menaxhment Shëndetësor bazohet në ofrimin e njohurive, praktikimin e shkathtësive profesionale/ shkencore; vlerësimin e njohurive të ofruara, praktike dhe teorike; dizajnimi, diskutimi, prezantimi, zbatimi, kompletimi dhe shkrimi i projektit kërkimor; ofrimin e zgjërimit të njohurive krahas afinitetit të studentit dhe nevojave të tij/ saj. E gjithë kjo fokusohet në përmirësimin dhe forcimin e sistemit shëndetësor dhe përdorimin e standardeve globale të OBSH-së për arsim në sferën e shëndetësisë.

Programi i nivelit master “Menaxhment Shëndetësor” do të sigurojë cilësi të lartë dhe përmbushje të detyrave e obligimeve të kujdesit shëndetësor përmes aftësimit të profesionistëve shëndetësor, në rend të parë, të cilët do të kenë detyrë që të menaxhojnë nivelet e ndryshme të këtij kujdesi me pacientin në qendër. Gjatë punës grupore e individuale në këtët program të dilpomuarit në “Menaxhment Shëndetësor” do të jenë kompetent në realizimin e detyrave dhe obligimeve që rrjedhin. 

Misioni i ketij programi studimi është përgatitja e punonjësve shëndetësor në profilin Menaxhment Shëndetësor, të cilët me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme profesionale teorike dhe praktike e shkencore, do të jenë të aftë të menaxhojnë institucionet në sektorin publik apo privat, në vend dhe jashtë vendi në përputhje me standardet bashkëkohore të fushës. Studentët në Menaxhim Shëndetësor do të jenë përgjegjës në realizimin e detyrave dhe kompetencave në mënyrë individuale por edhe do të mbështeten në punën ekipore multidisciplinare. 

Programi synon edukimin dhe formimin cilësor universitar dhe profesional, formimin e vazhdueshëm dhe përshtatjen e veprimtarive të tij me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike, ku jemi të orientuar të ofrojmë studime të shkencave aplikative të lëmive shëndetësore. 

Objektivat e programit master në “Menaxhim Shëndetësor” janë: 

1. Të përgatisim kuadro të afta profesionale për ofrimin e njohurive, shkathtësive dhe shërbimeve shëndetësore të nevojshme për komunitetin dhe tregun e punës;

2. Të sigurohemi që të diplomuarit në menaxhim shëndetësor të jenë plotësisht të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre në menaxhimin e institucioneve shëndetësore;

3. Të përgatisim kuadro të afta për menaxhimin e buimeve në kujdesin shëndetësor primar, sekondar dhe terciar;

4. Të ngrisë profilin e menaxhimit shëndetësor si zgjedhje për karrierë profesionale;

5. Rritja e pjesëmarrjes në projekte të ndryshme lokale e ndërkombëtare akademike dhe infrastrukturore;

6. Zgjerimi i bashkëpunimit dhe mobilitetet me institucione shëndetësore publike dhe private të të gjitha niveleve vendore dhe ndërkombëtare ;

7. Mbështetja e punës kërkimore shkencore;

8. Internacionalizimi i programeve tona – ofrimi i moduleve në gjuhë angleze;

9. Promovimi i shëndetit dhe stilit të shëndoshë të jetës;

10. Promovimi i etikës dhe komunikimit adekuat në raportet menaxher – profesionist shëndetësor dhe ndërkolegial

Programi menaxhment shëndetësor ngërthen në vete fushat e ndryshme të studimit që gjejnë zbatim në nivele të ndryshme të mbrojtjes shëndetësore, prandaj programi master i këstij lloji do të përgatisë profesionistët shëndetësor për kryerjen e obligimeve për përmbushje të kërkesave të përhershme në këtë fushë. 

tp-bottom