Rreth nesh

Universiteti i Gjakoves”Fehmi Agani” Fakulteti i Mjekesise

Në shtator të vitit 2004 Senati i UP-së, me propozimet e Bordit të Përbashkët Drejtues, aprovoi planet mësimore edhe për degën në Gjakovë. Fakulteti i Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Infermieri dhe Mami ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012.

Fakultetin e Mjekësisë nga viti akademik 2013-2014 funksionon me programet:

  • Infermieri (BSc, 180 ECTS)

  • Mami (BSc, 180 ECTS)

Për të përmbushur misionin janë përcaktuar këto objektiva strategjike:

  1. Ndërtimi i kapaciteteve njerëzore për mësimdhënie cilësore dhe veprimtari kërkimore-shkencore,

  2. Ofrimi i programeve studimore cilësore në fusha relevante për tregun e punës dhe zhvillimin shoqëror

  3. Ofrimi i shërbimeve efikase dhe cilësore për studentë,

  4. Krijimi i kushteve optimale infrastrukturore për plotësimin e standardeve të cilësisë

  5. Krijimi i mjedisit të përshtatshëm për ushtrimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore

Bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare.

UFAGJ ka krijuar programe të tilla që janë domosdoshmëri e kohës dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës, respektivisht kuadro për arsim, shëndetësi, ekonomi, administratë, shkenca sociale  si dhe fushat e tjera përmes të cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese, nivelin e arsimit si dhe aspektet e tjera.

Fakulteti i Mjekësisë ashtu siç u cek më lartë, tek historia e UFAGJ është vazhdimësi e Shkollës së Lartë Pedagogjike (1958) e cila nga viti 1968 hap degën Biologji-Kimi, e për dekada ka përgatitur mësimdhënës te profilit arsimor për nevojat e tregut brenda dhe jashtë Kosovës. 

Fakulteti i Mjekësisë në kuadër të UP ka vazhduar të regjistroj studentë deri më 2013 dhe pas themelimit të Universiteti “Fehmi Agani” kalon si njësi e tij me programet: Mami dhe Infermieri, këto programe fillimisht akreditohen nga AKA për periudhën 2 vjeçare (01.10.2014 – 30 shtator 2016) dhe pastaj periudhën tre vjeçare  (01.10.2016 -30.089.2019). Për shkak të mos funksionimit të AKA të gjitha vendimet e tyre zgjaten edhe për një vit  (1.10.2019 – 30.09.2020).

Fakultet i Mjekësisë, me kontratë të rregullt pune ka 4 profesorë me thirrjet Prof. Asoc., 3 profesorë me thirrjet  Prof. Ass, 1 ligjërues, 13 asistentë, ndërsa ka edhe profesorë të tjerë nga UFAGj (Fakulteti i Edukimit) që angazhohen në mbarëvajtjen e mësimit. Po ashtu, Fakulteti i Mjekësisë ka një numër të profesorëve të angazhuar (Part Time) me gradë akademike Doktor i Shkencave, Doktor i Mjekësisë, Bachelor dhe Master i Infermierisë dhe doktorantë të regjistruar si dhe 5 asistentë të Praktikës Klinike.

Universiteti i Gjakovës  “Fehmi Agani” ka vetëm studentë të rregullt ndërsa nuk ka regjistrime studimesh me korrespondencë për shkak të specifikave të mësimit praktik dhe deri më tani ka 2819 studentë në të gjitha njësitë akademike. Numri i studentëve harmonizohet me MASHT (si absorbuesi kryesor i kuadrove nga Fakulteti), dhe Rektoratin e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” para fillimit të përgatitjeve të vitit të ri akademik.

Raporti gjinor i studentëve bachelor në FM tregon për një epërsi të femrave kundrejt meshkujve. Prej gjithsej 440 studentëve të regjistruar në 4 vitet e fundit 81janë meshkuj dhe 359 femra.

Diplomimi i gjeneratës së parë në këtë fakultet ka filluar me datë 09.12.2016 dhe numri i tyre ka qenë 71. Deri më tash në FM kanë diplomuar 485 studentë në të drejtimet Mami dhe Infermieri.

Për vitin akademik 2019/2020 përfitues të bursave janë 20 studentë të programit Infermieri dhe 15 studentë të programit Mami.

Mësimdhënia, mësimi dhe kurrikula

UFAGJ në tërësi dhe Fakulteti i Mjekësisë në veçanti i kushtojnë rëndësi të veçantë procesit të mësimdhënies, me ç’rast mësimi organizohet në formë të ligjëratave teorike, seminareve individuale e grupore lidhur me temat e interesit, ushtrimeve laboratorike dhe praktikës klinike/mentorimit klinik.

Përdorimi i teknikave moderne dhe të dëshmuara të mësimdhënjes (sikurse mësimi i bazuar në raste studimi, hulumtime shkencore e projekte, mësimi simulues, mësimi bashkëkrijues, etj.) është mjaft i shprehur.

Stafi akademik vazhdimisht inkurajohet për ndjekjen e trajnimeve dhe edukimeve të ndryshme me qëllim të ngritjes dhe aftësimit profesional e pedagogjik.

Në sajë të punës së zhvilluar në projektet e sipërpërmendura (shtuar dhe trajnimet dhe vizitat mësimore nëpër Universitetet partnere), sot në lëndë të ndryshme të programeve që ofrohen në Fakultetin e Mjekësisë, stafi akademik zhvillon lëndë duke u bazuar në teknikat më bashkëkohore të mësimdhënies, nga mësimi i bazuar në probleme, mësimi i bazuar në evidencë, mësimi i bazuar në simulime, mësimi i bazuar në projekte dhe raste studimore, mësimi bashkëkrijues, integrimi i studentëve në proceset vendimarrëse, etj.

Në momentin e diplomimit studenti pajiset edhe me shtojcën e diplomës, dokument i pranuar ndërkombëtarisht, që e shpjegon dhe lidhë programin me rezultatet e të nxënit në tregun e punës, formë kjo që e ndërkombëtarizon diplomën. Studenti po ashtu pajiset edhe me dy pjesë tjera shtojcë; njëra që i bëhet ftesë për alumni dhe tjetra të dhënat që jep studenti për alumni. Këto të dhëna të vendosura në shtojca dërgohen te zyrtari për diploma.

Procesi mësimor dhe stafi, në bazë të kualifikimeve dhe specializimeve të kryera, është përshtatur me kërkesat ligjore të përfshira në Udhëzimin Administrativ për Akreditim.

Për metodat e mësimdhënjes dhe  mësimnxënjes personeli është trajnuar përmes iniciativave por edhe projekteve të ndryshme ndërkombëtare ku UGjFA është Partner (projektet e ERASMUS + si EUFORIA, SOCRE, SMAHPC).

Per realizimin e programit, Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë përveq që posedon infrastrukture, kabinete laboratorike dhe paisje të nivelit të lartë sipas standardeve europiane, bashkëpunon me te gjitha Institucionet Shëndetësore në Gjakovë (Spitalin e Përgjithshëm, Qendrat e Mjekësisë Familjare, Qendrën e Shëndetit Mendor, Institucionet e Mjekësise së Punës, Institutin Regjional të Shendetit Publik), në veçanti me Qendrën Kryesore dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë; Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë,si dhe kemi marreveshje bashkepunimi me shume Institucione Arsimore dhe shendetesore nderkombetare.

tp-bottom